Address:   Home Page

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Ky artikull diskuton një ngjarje të tanishme.
Përmbajtja e artikullit mund të ndryshojë shpesh.

Në këtë faqe paraqiten reagimet ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa me 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Me 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë[1].

Nga 21 Gushti 2008, 53 nga 192 shtete sovrane anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Republikën e Kosovës formalisht. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22 nga 27); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërgura misionin EULEX për të siguruar paqe mbikqyrje të jashtme. Njëzetenjë (21) anëtarë të NATOs nga njëzetëegjashtë (26) gjithsej dhe të dy shtetet e ftuara për anëtarësim (Shqipëria dhe Kroacia) a kanë njohur Kosovën.

Derisa më tepër se një e pesta e shteteve sovrane të OKB-së e njohën Kosovën, Bashkimi Evropian deklaroi se njohja e Pavarësisë së Kosovës varet nga shtetet në veçanti, pra, shtetet do të vendosin individualisht rreth pranimit të Kosovës si shtet. Në këtë rast shumica e shteteve të BE-së e njohën Republikën e Kosovës. Gjithashtu këtë e bën edhe shumica e shteteve të paktit NATO.

Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë [2], ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës[3].

Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Republika e Maqedonisë ka ngritur çështje e demarkacionit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Maqedonisë dhe kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 Mars 2008Shkup.[4]

Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u kthyen[5]. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Për procedimin e kërkesës, do të vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008[6].


Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës

  • Është njohur nga 53 (nga gjithsej 192) shtete anëtare të OKB-së, apo nga 27.6% e tyre.
  • Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre.
  • Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, apo nga 50% e tyre.
  • Është njohur nga 22 (nga gjithsej 27) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 81.48% e tyre.
  • Është njohur nga 22 (nga gjithsej 26) shtete të NATO-s, apo nga 84.62% e tyre.
  • Është njohur nga 35 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 62.5% e tyre.
  • Është njohur nga 33 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 70.21% e tyre.
  • Është njohur nga 8 (nga gjithsej 57) shtete të Konferencës Islamike, apo nga 14.04% e tyre.
  • Është njohur nga 1 (nga gjithsej 22) shtete të Ligës Arabe, apo nga 4.55% e tyre.
  • Është njohur nga të gjitha vendet e G7.
  • Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 70.9% të GDP-së botërore.

[redakto] Qëndrimi i shteteve rreth pavarësisë së Kosovës

Hartë e vendeve që kanë njohur pavarësin e Kosovës ██ Kosova ██ Shtetet që e kanë njohur pavarësinë ██ Shtetet e tjera Other states

[redakto] Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që njohin Kosovën si shtet të pavarur

Radhitur sipas datës së njohjes së Republikës së Kosovës.


# Shteti Data e njohes Ref. Përfaqësia diplomatike Shënime
1 Afganistani 18 shkurt 2008 [7] I pari sipas kohës së përgjithshme UT
Anëtare e OIC
2 Kosta Rika 17 shkurt 2008 [8] E para sipas kohës lokale UTC-6
Anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
3 Britania e Madhe 18 shkurt 2008 [9] Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Anëtare e Bashkimit Evropian
Anëtare e NATO-s
Anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
4 ShBA 18 shkurt 2008 [10] Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë Anëtare e NATO-s
Anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
5 Franca 18 shkurt 2008 [11] Ambasada e Francës në Prishtinë Anëtare e Bashkimit Evropian
Anëtare e NATO-s
Anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
6 Shqipëria 18 shkurt 2008 [12] Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Kandidate e NATO
Anëtare e OIC
7 Turqia 18 shkurt 2008 [13] Ambasada e Turqisë në Prishtinë Anëtare e NATO-s
Kandidate për anëtarësim në BE.
Anëtare e OIC
8 Australia 19 shkurt 2008 [14]
9 Senegali 19 shkurt 2008 [15] Anëtare e OIC
10 Gjermania 20 shkurt 2008 [16] [17] Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
11 Letonia 20 shkurt 2008 [18] Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
12 Estonia 21 shkurt 2008 [19] Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
13 Italia 21 shkurt 2008 [20] Ambasada e Italisë në Prishtinë. Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
Anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
14 Danimarka 21 shkurt 2008 [21] Ambasadori i Danimarkës në Kosovë, i ndërlidhur me Ambasadën në Vjenë Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
15 Luksemburgu 21 shkurt 2008 [22] Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
16 Peru 22 shkurt 2008 [23]
17 Belgjika 25 shkurt 2008 [24] [25] Zyra Belge e Ndërlidhjes në Prishtinë Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
Anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
18 Polonia 26 shkurt 2008 [26] Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
Shteti i parë sllav që e njohu Kosovën.
19 Zvicra 27 shkurt 2008 [27] [28][29] Ambasada e Zvicrrës në Prishtinë.
20 Austria 27 shkurt 2008 [30] Ambasada e Austrisë në Prishtinë. Anëtare e Bashkimit Evropian
21 Irlanda 29 shkurt 2008 [31][32][33] Anëtare e Bashkimit Evropian
22 Suedia 4 mars 2008 [34] Zyra Ndërlidhëse e Suedisë në Prishtinë, nën varësi të Ambasadës në Shkup. Anëtare e Bashkimit Evropian
23 Holanda 4 mars 2008 [35] Ambasada e Holandës në Prishtinë Anëtare e Bashkimit Evropian
Anëtare e NATO-s
24 Islanda 5 mars 2008 [36] Anëtare e NATO-s
Anëtare e EEA
25 Sllovenia 5 mars 2008

[37]

Ambasada e Sllovenisë në Kosovë. Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
26 Finlanda 7 mars 2008 [38] Zyra Ndërlidhëse e Finlandës në Prishtinë. Anëtare e Bashkimit Evropian
27 Japonia 18 mars 2008 [39] [40] Anëtare e G8
28 Kanada 18 mars 2008 [41] Anëtare e NATO-s
Anëtare e G8
29 Monako 19 mars 2008 [42]
30 Hungaria 19 mars 2008 [43] Zyra Ndërlidhëse e Hungarisë në Prishtinë. Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
31 Kroacia 19 mars 2008 [44] Zyra Ndërlidhëse e Kroacisë në Prishtinë Kandidate për anëtarësim në NATO
Kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian
32 Bullgaria 20 mars 2008 [45] Ambasada Bullgare në Kosovë Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
33 Lihtenshtajni 25 mars 2008

[46]

Lihtejnshtajni përfaqësohet nga Ambasada e Zvicrrës në Prishtinë
34 Koreja Jugore 28 mars 2008 [47]
35 Norvegjia 28 mars 2008 [48] Anëtare e NATO-s
36 Ishujt Marshall 17 prill 2008 [49]
37 Nauru 23 prill 2008 [50]
38 Burkina Faso 24 prill 2008 [51] Anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Anëtare e OIC
39 Lituania 6 maj 2008 [52] Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
40 San Marino 11 maj 2008 [53]
41 Çekia 21 maj 2008 [54] Ambasada e Çekisë në Prishtinë Anëtare e NATO-s
Anëtare e Bashkimit Evropian
42 Liberia 30 maj 2008 [55]
43 Siera Leone 13 qershor 2008 [56] Anëtare e OIC
44 Kolumbia 7 gusht 2008 [57]
45 Belize 7 gusht 2008 [58]
46 Malta 21 gusht 2008 [59] Anëtare e Bashkimit Evropian
47 Samoa 15 shtator 2008 [60][61]
48 Portugalia 7 tetor 2008 [62][63] Anëtar i Bashkimit Evropian
Anëtare e NATO-s
49 Mali i Zi 9 tetor 2008 [64]
50 Maqedonia 9 tetor 2008 [65]
51 EBA 14 tetor 2008 [66] Anëtar i Ligës Arabe
Anëtare e OIC
52 Malajzia 30 tetor 2008 [67][68][69] Anëtare e OIC
53 Mikronezia 5 dhjetor 2008 [70][71][72]

[redakto] Shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara por që njohin Kosovën

Shteti Shënime
1 Taivani Taivani, (Republika e Kinës), i cili ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me 23 shtete, e njohu Kosovën më 18 Shkurt 2008.[73] Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Kosova do ta njohë atë. Një zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës iu shmang deklarimit se kosova do ta njohë Taivanin, duke thënë se Republika Popullore e Kinës është një shtet shumë i rëndësishëm me të cilin Kosova do të dëshironte të themelonte marrëdhënie diplomatike.[74][75][76]
2 Qiproja Veriore Kryetari i Qipros Veriore Mehmet Ali Talat ka përshëndetur pavarësinë e Kosovës .[77] Vetëm Turqia ka marrëdhënie diplomatike me Qipron Veriore.

[redakto] Shtetet që kanë filluar procedurat për ta njohur Republikën e Kosovës

[redakto] Shtetet që pritet ta njohin Republikën e Kosovës

Shteti Ref. Shënime
Arabia Saudite [78] Anëtare e OIC
Anëtar i Ligës Arabe
Bangladeshi [79] Anëtare e OIC
Katari [80] Anëtare e OIC
Haiti [81]

[