Address:   Home Page

Italia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Repubblica Italiana
Emblema - Italia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja -Italia

Itali (italisht: Repubblica Italiana ose shkurt: Italia) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Si pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Siqeli dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino

Roma kryeqyteti i Perandorisë Romake është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historia

Artikulli kryesor Historia e Italisë

[redakto] Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

[redakto] Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone të quajtura (regioni, njëjës:regione). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe disa çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, përpos atij Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura provinca.

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

Njësitë administrative në Itali

[redakto] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Italisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7,600km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1,932.2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare, në pjesën veriore alpine dhe atë jugore zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor, përgjatë bregdetit është terren i ulët dhe i rrafshët. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë( fr.:Mont Blanc).

[redakto] Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Italisë

Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Derisa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e ato janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria edhe ashtu e shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka mundur të ofrojë shumë, e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i SHBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë: industria e gomave “Pireli’’, e automobilave FIAT, industria kimike “Monte Catini” etj. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.

[redakto] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Italisë

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km2. Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km2). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Trieshtës, Shqiptarë (arbëresh) në Kalabri e Sicili etj.

Edhe pse besimi kryesor është Katolicizmi 85%, ka edhe besime tjera fetare si protestantizmi, bashkësitë hebreje dhe gjithnjë e më tepër nga të ardhurit, bashkësia islame.

[redakto] Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Italisë

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjoineve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Europës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

[redakto] Arti Vizual

Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në Europë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek qështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Europë.

[redakto] Letërsia

Me bazat e gjuhës Italiane mederne të themeluara mga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Europë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Petrarch. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

[redakto] Burime të dhënash

[redakto] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali: