Address:   Home Page

Albanologjia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Albanologjia është fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e kulturës shqiptare.

Në trojet shqiptare ekzistojnë institucione të veçanta, që merren me studime albanologjike. Në Tiranë ato kryhen nga disa institute kërkimore -shkencore: Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Historisë, Instituti i Kulturës Popullore, Qëndra e Kërkimeve Arkeologjike dhe Qendra e Studimit të Arteve.

Nje rrol jo me pak te rendeshiem per dekada ka luatur edhe Universiteti i Tiranës

Në Prishtinë Instituti Albanologjik i Prishtinës është qendra e studimeve albanologjike. Si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë ekziston një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh shkencorë: studiues të historisë, gjuhës, letërsisë, etnologjisë dhe të tjerë, të cilët realizojnë projekte të rëndësishme studiuese nga këta lëmenj.

Kontributet e tyre albanologët nga Kosova, i publikojnë në revistën "Gjurmime albanologjike", që ka tri seri: serinë e shkencave historike, serinë e shkencave filologjike dhe serinë e folklorit dhe etnologjisë.

Ne Maqedoni perfaqesohet disa institucione nje jane ende ne fillimet e tyre.

Mbetet ende i pa skeduar rroli i qendrave jo shqiptare albanologjike ne bote.

Your Ad Here